“Mundësi e artë për ‘kopshtin pa drekë’ të Onkologjikut”- Partneriteti i QSUT me spitalin e Izraelit, Rama thirrje mjekëve: Lërini mënjanë…
Edi Rama: Nga ana tjetër, ndihma direkt për pacientë të caktuar duke pasur parasysh nevojën për një trajtim që duhet bërë gjetkë.
Nuk është çështje e Shqipërisë dhe QSUT, por ka ndërhyrje qe mund të bëhen në shumë pak vende të botës. Jam mirënjohës SHEBA për rastet e rënda të trajtimit të fëmijëve që kërkojnë ndërhyrje super të specializuar dhe këto ndërhyrje do të bëhen me përfshirjen edhe të mjekëve të QSUT, do të jenë aty të pranishëm për të parë, mësuar dhe rritur në aspektin profesional.
Kemi të gjitha arsyet të besojmë se me këtë partnership, shpresojmë të jetë mundësia e artë për kopshtin pa drekë të stafit të Onkologjikut që të lërë mënjanë emocionet fëminore se kush jam unë dhe kush je ti dhe të angazhohet plotësisht, profesionalisht se kur vjen puna individualisht të gjithë janë profesionistë që nuk mund ti vendosësh në dyshim.
Por një skuadër që siç doli në pah hyri në një përçartje shumë shqetësuese dhe e them këtë sepse është e rëndësishme që të gjithë t’i bashkohen këtij projekti.