Sun, Jan 26, 2025

Rregullohen marrëdhëniet SPAK-Berisha pasi Prokuroria e Posaçme e lejoi të udhëtojë? Kreu i PD: Do shkoj në Gjermani, kam aktivitet mediatik të ‘hatashëm’! Jam i gatshëm që…

  • PublishedJanuary 24, 2025

Rregullohen marrëdhëniet SPAK-Berisha pasi Prokuroria e Posaçme e lejoi të udhëtojë? Kreu i PD: Do shkoj në Gjermani, kam aktivitet mediatik të ‘hatashëm’! Jam i gatshëm që…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të udhëtojë në Gjermani për një aktivitet, ku ai do të takohet me aktivistët dhe militantët e tij lidhur me regjistrimin e emigrantëve për votimin nga diaspora.

Në një intervistë me gazetarin Osman Stafa, i pyetur nëse leja e dhënë nga SPAK-u për të mos u paraqitur ditën e nesërme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, do të mund të cilësohet si paqe, Berisha e mohon një gjë të tillë.

Sipas tij edhe pse SPAK e lejoi udhëtimin për në Gjermani, kjo nuk shënon paqe mes tyre, teksa shton se “Jam gati të shkoj dy ditë rresht pas kësaj dite për konferencë. Nuk përtoj. Kam një aktivitet mediatik të hatashëm atje”.

Pjesë nga intervista:

Berisha: Kam një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, shkoj për të takuar aktivistët dhe militantët tanë në lidhje me regjistrimet. Pra, janë një seri aktivitetesh.

Pyetja: A shënjon një moment paqeje midis jush dhe SPAK?

Berisha: Nuk shënjon sepse nuk ka asnjë motiv që unë të ndalohem të shkoj jashtë, se kjo do të ishte pastaj kufizim i lëvizjes jashtë. Jam gati të shkoj dy ditë rresht pas kësaj dite për konferencë. Nuk përtoj. Kam një aktivitet mediatik të hatashëm atje.

Kujtojmë se kryedemokrati, nuk do të paraqitet ditën e hënë, me datë 3 shkurt, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, për shkak të këtij angazhimi të Berishës në Gjermani.

Kanë qenë përfaqësuesit ligjor të Berishës ata që kanë kërkuar leje nga SPAK-u për mosparaqitjen e kryedemokratit, gjë që u aprovua ditën e sotme nga Prokurorët e Posaçëm.

Kjo do të ishte hera e tretë që Berisha do të paraqitej në SPAK në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Hera e dytë kur Berisha u paraqit në SPAK ishte data 20 janar 2025, pas vendimit të togave të zeza të marrë më datën 3 Janar.

LEXONI EDHE: SPAK pranon kërkesën e Berishës për të mos u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme! Ja arsyeja