Sun, Jan 26, 2025

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha thirrje emigrantëve: Vota juaj do firmosë rotacionin! Ata thyhen dhe ne i mundim, kemi program shpëtimtar për Shqipërinë

  • PublishedJanuary 24, 2025

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha thirrje emigrantëve: Vota juaj do firmosë rotacionin! Ata thyhen dhe ne i mundim, kemi program shpëtimtar për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me departamentin ‘Brain Gain’ në ambientet e brendshme të selisë blu, u ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Sipas Berishës, emigrantët do të jenë ata të cilët do të firmosin edhe rotacionin politik në vend.

Kryedemokrati u shpreh se Partia Demokratike ka një program të shkëlqyer, siç e konsideroi ai ‘shpëtimtar për Shqipërinë’.

“Do ta mbyll duke ju përgëzuar edhe njëherë e duke ju ftuar ju, anëtarëve të këtij departamenti, por të gjithë studentët, specialistët, intelektualët jashtë të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës, të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës të bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit.

Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote, shumica e tyre të mund të votojnë.

Të firmosë me votën e tyre ndryshimin, rotacionin se e vërteta është që ‘ata thyhen dhe ne i mundim’ dhe ne kemi një program të shkëlqyer, kemi një program transformues, kemi një program shpëtimtar për Shqipërinë”, tha Berisha.