Dobra gjen golin në Angli, i shtati në kampionat
Armando Dobra ka shënuar për Çesterfilld në Angli. Sulmuesi 23-vjeçar realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij, ndërsa sfida me Port Vale u mbyll me barazimin 1-1.
Fillimisht ishin miqtë që në minutën e dytë shënuan me Stoklej. Në pjesën e dytë mbetën me 10 lojtarë pasi Klark u largua me karton të kuq.
Vendasit shtuan sulmet dhe Dobra konkretizoi në minutën e 76-të. Goli i shënuar ishte i shtati për të në kampionat.
Kjo ndeshje pati vlerë për javën e 28-të të ligës së katërt për nga niveli në Angli. Çesterfilld ndodhet në vendin e dhjetë, teksa Port Vale mban vendin e katërt.