Sun, Jan 26, 2025

EMRI/ Anëtar i një grupi kriminal të trafikut të drogës, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

  • PublishedJanuary 25, 2025

EMRI/ Anëtar i një grupi kriminal të trafikut të drogës, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Policia Rrugore, gjatë monitorimit për garantimin e sigurisë rrugore, ka vënë në pranga një person, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Ndaj 40-vjeçarit Ergest Prifti, Gjykata e Torinos ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas  për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “ Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Interpol Tirana  vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Njoftimi i policisë:

Monitorime intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe kapjen e personave në kërkim që qarkullojnë me automjete.

Kapet nga Policia Rrugore e Tiranës, një 40-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua një shkop metalik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, gjatë kontrolleve parandaluese me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe kapjen e personave në kërkim që qarkullojnë me automjete, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas të kërkuar nga Italia i cili lëvizte me automjet  në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë bërë të mundur lokalizmin dhe ndalimin  e automjetit tip “Nissan”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se drejtuesi i automjetit,  shtetasi E. P., 40 vjeç, rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas  për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “ Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e  Krimeve në Komisariatin e Policisë nr dy, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të 40 vjeçarit E.P.

Interpol Tirana  vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.