Sun, Jan 26, 2025

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, Duka: Ka dhënë kontribut të madh në shoqëri

  • PublishedJanuary 25, 2025

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, Duka: Ka dhënë kontribut të madh në shoqëri

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, vlerësoi kontributin e dhënë prej tij në shoqëri.

“Në këtë moment të vështirë, le të kujtojmë mesazhet e tij të dashurisë dhe mirëkuptimit, që mbeten një shembull frymëzues për të gjithë ne. Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë si një dritë shprese dhe paqeje.
Qoftë shpirti i tij i qetë në paqe të përjetshme!”, shkruan Duka.

Postimi:

Me dhimbje mësova për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, një figurë e jashtëzakonshme shpirtërore dhe humane, që i kushtoi jetën e tij shërbimit ndaj njerëzve, vlerave të paqes dhe bashkëjetesës.

Kryepeshkopi Anastas ishte një udhëheqës shpirtëror i cili, përmes urtësisë dhe përkushtimit të tij, solli një kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri dhe në promovimin e harmonisë ndërfetare, që është kaq e çmuar për shoqërinë tonë.

Si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të gjithë ata që gjetën frymëzim dhe mbështetje tek Ai.

Në këtë moment të vështirë, le të kujtojmë mesazhet e tij të dashurisë dhe mirëkuptimit, që mbeten një shembull frymëzues për të gjithë ne. Kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë si një dritë shprese dhe paqeje.
Qoftë shpirti i tij i qetë në paqe të përjetshme!
Me respekt dhe solidaritet,
Armand Duka

 


AlbaniaWeb.net