Thu, Jan 30, 2025

“S’mund të më akuzojnë se po favorizoj një palë”- 95-vjetori i Kryegjyshatës, Rama: Bektashizmi, një monument i gjallë kulture! Duhet të mbrohet

  • PublishedJanuary 25, 2025

“S’mund të më akuzojnë se po favorizoj një palë”- 95-vjetori i Kryegjyshatës, Rama: Bektashizmi, një monument i gjallë kulture! Duhet të mbrohet

Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, u shpreh se bektashizmi ë është një monument i gjallë kulture.

“Bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shtetit dhe populli shqiptar”, deklaroi Rama, teksa theksoi se “nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale”.

Kreu i qeverisë u shpreh se rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale mistike tolerance dhe uniteti

Edi Rama: Bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shtetit dhe populli shqiptar.

Dhe këto mund ti them pa gajlen më të vogël sepse në këtë rast shyqyr zotit nuk jam bektashi dhe nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale.

Bektashinjtë nuk janë palë, rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale mistike tolerance dhe uniteti.