Tensionet mes Valbonës dhe G Banit përshkallëzohen: Akuzat për ndjekje
Në ditët e fundit, banorët e shtëpisë kanë qenë të përfshirë në debate të ashpra, dhe një prej më të diskutuara është ai mes Valbonës dhe G Banit.
Banorja ka akuzuar G Banin për ndjekje dhe dhunë, duke theksuar se, pavarësisht se ia ka bërë të qartë se mund të jenë vetëm shokë, ai nuk e ka respektuar këtë kufi.
Tensionet mes tyre janë rritur, duke shtuar pasiguri dhe ndjenja të forta brenda shtëpisë.
Valbona: E ke bërë që nga dita e parë, deri më sot. Mos më trego histori për Jezusin. Më thuaj pse jam legene për ty? Kur të kam thënë që dua të kem diçka me ty? Unë të kam falur, edhe kur më ke shtyrë, më ke dhunuar, nuk kam dashur të bëhem sebepi që ti të ikësh nga kjo shtëpi, por pa mua. Më ke implikuar që ditën e parë. Më thuaj pse kam mashtruese, ku e kam skenarin?
G Bani: Valbona është mashtruese sepse ka thënë që nuk ka pëlqim as për mua e as për Laertin. Më ka akuzuar si hajdut, më ka thënë përndjekës. Legene nuk është e drejtë, kam kaaluar në disa epitete që nuk duhen. Më ka thënë dhunues, por kur thua më ke falur, koka e falur nuk theret.
Valbona: Ti je dhunuesi më i madh në këtë shtëpi. Mua G Bani sa herë i kam thënë do ruajmë raport si shiokë, nuk më ka lënë të marr frymë, më ka përndjekur kudo me sy, më ka ofenduar në mënyrë indirekte. Unë i kam thënë do të të lfas si shoqe. Por ai ka vazhduar me të njëjtën sjellje. E kam falur gjithmonë, por nuk mundem më . E kam menduar se i kishte të ndjera ato ndjenjat, dhe nuk kam menduar që ndjenjat ndryshojnë brenda ditës.
Më ka kërcënuar fytyrë më fytyrë. Sajoi gjëra të tmerrshme.
G Bani: Një natë para se të më quante përndjekës dhe dhunues, po luane në krahët e mija në pishinë. Unë nuk jam njeri që përndjek me sy, sepse sytë e mi nuk janë më për Valbonën. Ka qenë një njeri që kur kam pasur nevojë për fjalë tëm irë, ka qenë aty. Nuk e përndjek. Mirënjohje për të po, ushar dhe zar i saj jo.