U bë baba nga bashkëjetuesja e 13-vjeçare, Prokuroria mbyll hetimet dhe merr të pandehur 21-vjeçarin! I riu akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur
Prokurorja Ledjana Shkurti në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur t’i njoftojë akuzën Dritson Kurtit, i arrestuar rreth 5 muaj më parë në Qytetin e Korçës, pasi një 13 vjeçare solli në jetë fëmijën e tyre.
Në vendimin e prokurorisë theksohet se organi i akuzës i ngarkon veprën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur” parashikuar nga neni 100/2 e kodit penal, te riut.
Familjarët e 21-vjeçarit Dritson Kurti shprehen se vajza minorene ka ardhur nuse me dëshirën e saj dhe konfirmimin e familjareve, ndërsa i kane bere thirrje prokurorisë të liroje Dritosnin.
Ai u la nga Gjykata e Korçës me masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa pritet qe çështja të kalojë në gjykim dhe Gjykata e Korçës të vlerësojë masën e dënimit për 21-vjeçarin.