AXHENDA E SUPERIORES/ Java e 23-të nis që të premten, dueli i ethshëm Tirana-Elbasani është “në ajër”
Ndeshjet e javës së 23-të të Superiores kthejnë futbollin e elitës në vendin tonë që këtë të premte, pasi FSHF ka menduar të ndajë ndeshjet mes kësaj dite dhe të shtunës.
Plani parashikon që të premten të zhvillohen tre ndeshje, me Egnatia-Bylis që luhet e para në orën13:30, ndërsa Teuta-Vllaznia në 16:30. Po në të njëjtën ditë është planifikuar të luhet edhe sfida Tirana-Elbasani, por orari i kësaj të fundit nuk është përcaktuar ende përfundimisht.
Ndërkaq, të shtunën do të lihet në drekë përballja mes Laçit dhe Partizanit, për të vazhduar më pas me ndeshjen Dinamo-Skënderbeu që mbyll javën.
JAVA 23
E premte, 31 janar
Egnatia-Bylis ora 13:30
Teuta-Vllaznia ora 16:30
Tirana-Elbasani (për t’u përcaktuar)
E shtunë, 1 shkurt
Laçi-Partizani ora 13:30
Dinamo-Skënderbeu 16:30