Mon, Jan 27, 2025

EMRAT/ Të shtënat në Vlorë, policia njoftim zyrtar: Sherri nisi në një bar, plagoset me armë zjarri një 29-vjeçar

  • PublishedJanuary 26, 2025

EMRAT/ Të shtënat në Vlorë, policia njoftim zyrtar: Sherri nisi në një bar, plagoset me armë zjarri një 29-vjeçar

Policia e Vlorës ka ndarë një njoftim zyrtar përmes të cilit jep detaje rreth të shtënave me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 29-vjeçari, i identifikuar me emrin Sidi Veliaj.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se 29-vjeçari dhe autori shtetasi Qerim.B janë konfliktuar sot rreth orës 18:40 në në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum.

Debati mes dyshe ka agravuar deri në përdorimin e armës, për pasojë 29-vjeccari është plagosur.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që autori është ende në arrati.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.