Mon, Jan 27, 2025

“Më ka ngacmuar nënën”- I riu godet me thikë një 53-vjeçar në Yzberisht, identifikohet i plagosuri (EMRI)

  • PublishedJanuary 26, 2025

“Më ka ngacmuar nënën”- I riu godet me thikë një 53-vjeçar në Yzberisht, identifikohet i plagosuri (EMRI)

Eduart Rrapi mësohet se është personi që mbeti i  plagosur me thikë në zonën e Yzberishtit.

Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për shkak të një konflikti që i plagosuri kishte me autorin, ku ky i fundit dyshonte se Eduart Rrapi i ka ngacmuar nënën.

53-vjeçari raportohet se ka marrë një plag në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori me iniciale A.P., 24-vjeç, është shpallur në kërkim.

“Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin Eduart Rrapi, 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.