Tekniku i Elbasanit i zhgënjyer: Meritojmë kritika, krijuam shumë por gabuam te pasimi i fundit
Ivan Gvozdenovic, numri një i stolit të Elbasanit foli pas humbjes 1-2 ndaj Laçit.
“Jam shumë i mërzitur, jemi për kritika. Goli i parë vjen shumë shpejt, nga minuta e 5-të. Pastaj nuk ishim të përqëndruar, jam shumë i mërzitur dhe turp, të gjithë përgjegjësinë do e marrë. Do bëjmë analizë. Laçi meritoi të fitonte sot, ishte skuadra më e mirë, më e shpejtë, agresive dhe e qetë. Dua të uroj sukses tek ekipi i Laçit.
Ne ishim përgatitur mirë, por problemi në fillim. Nuk kuptoj, por do flasim me lojtarët dhe të bëjmë analiza. Nga fillimi nuk kapëm ritmin e lojës. Nuk mund të pësojmë golin në minutën e pestë. Krijuam raste, por te pasimi i fundit nuk ishim të qetë. Ishte ditë e keqe për ne.
Dhe Lila dhe Kasa kanë shpejtësi për 4-4-2 si romb. Dhe për sulmuesit, Tsage dhe Ze Gomesh. Sot nuk kishte “ëinger”, vetëm Lajthia kur u aktivizua. Humbim thellësi. Vetëm Lajthia ka shpejtësi dhe mund të sulmojë topin prapa shtëpi. Tsage është lojtar afër portës, luan mirë me shpinë.
I gjithë problemi vjen pas golit. Laçi mund të bëjë presion. Pas golit ne humbëm përqëndrim, topin e dytë, gjithmonë me ritëm kundër. Ishim penguar me golin që erdhi shumë shpejt dhe për këtë jam i mërzitur”, u shpreh Gvozdenoviç.