Wed, Jan 29, 2025

AMP pezullon nga detyra 3 punonjës të Policisë Kufitare në Pogradec! Konstatuan dy shtetas duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit dhe… Ja akuzat që rëndojnë ndaj oficerëve

  • PublishedJanuary 27, 2025

AMP pezullon nga detyra 3 punonjës të Policisë Kufitare në Pogradec! Konstatuan dy shtetas duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit dhe… Ja akuzat që rëndojnë ndaj oficerëve

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Korçë ka pezulluar nga puna 3 punonjës të Policisë Kufitare në Pogradec, pasi dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën e tyre dhe të kenë falsifikuar dokumente.

Janë pezulluar nga detyra oficerët si mëposhtë:

  • N/Komisar I. T., me detyrë Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;
  • Inspektor K. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;
  • Inspektor F. I., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë

Sipas njoftimit të AMP-së, këta punonjës, me datë 28 dhjetor 2024, kanë konstatuar dy shtetas , të cilët po kryenin peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit. Oficerët nuk ndërmorën masa për këta dy punonjës, duke shkelur kështu detyrën, me dyshime se kanë marrë përfitime mbrapsht.

Ndaj oficerëve rëndojnë dy akuza “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

NJOFTIM

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

N/Komisar I. T., me detyrë Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;


Inspektor K. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë;


Inspektor F. I., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë

Vendimi i gjykatës, erdhi mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Korçë, pas dyshimeve të arsyeshme se këta punonjës policie, edhe pse kanë konstatuar më datë 28.12.2024 shtetasit E.P. dhe L.E. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit, me veprime dhe mosveprime, kanë favorizuar aktivitetin e kundraligjshëm të këtyre shtetasve, me dyshime përfitimi.