Hysaj dhuron assist, por Lazio bie në kryeqytet, triumfon Fiore
Nga i padëshiruar, Hysaj po fiton pak nga pak Lazio-n, pasi anësori kuqezi në çdo moment që është aktivizuar këtë sezon ka vërtetuar se e meriton të jetë pjesë e këtij ekipi. Ndaj Fiorentines, trajneri Baroni e hodhi në fushë si zëvendësues në minutën e 66-të pasi Fiore kryesonte 0-2.
Në shtesë, në minutën e 93-të, Hysaj dhuroi një assist me kokë për Marusic, me këtë të fundit që e dërgoi në rrjetë duke ngushtuar shifrat në 1-2, por rezultati mbeti i pandryshuar me Lazion që doli “duar bosh” nga ky takim.
Për sa kohë ishte në fushë, Hysaj u vlerësua nga mediat me notën 6.
()