Tue, Jan 28, 2025

Ndarja e komisionerëve në zgjedhjet e 11 majit/ Kuvendi i kthen përgjigje KQZ: Ja sa herë deputetët e PSD dhe PDIU bashkuan votat me PS

  • PublishedJanuary 27, 2025

Ndarja e komisionerëve në zgjedhjet e 11 majit/ Kuvendi i kthen përgjigje KQZ: Ja sa herë deputetët e PSD dhe PDIU bashkuan votat me PS

Me anë të një shkrese zyrtare Kuvendi i ka kthyer përgjigje KQZ se sa herë deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS.

Sipas kësaj shkrese rezulton se këto dy parti i kanë bashkuar votat 8 herë me socialistët për të miratuar programin politik të qeverisë në 16 shtator 2021 si edhe për votimin dhe miratimin e buxheteve nga viti 2021 deri në 2025.

Sipas rregullave zgjedhore, komisionerët si në komisionet e votimit dhe në grupet e numërimit ndahen mes partive parlamentare.

Përgjigjja e Kuvendit: 

I nderuar zoti Komisioner

Në përgjigje të shkresës Suaj me nr. prot. 323, datë 17.1.2025 në të cilën kërkohet vënia në dispozicion e qëndrimeve të shprehura në votë të deputetëve të Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), në votëbesimin e qeverisë, ligjin e buxhetit, etj., gjatë periudhës së legjislaturës 2021-2025, Ju dërgojmë dokumentacionin arkivor si mě poshtë:-

-Procesverbalin për votimin e projektvendimit “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit Ministrave”, datë 16 shtator 2021, bashkëlidhur dhe fletët e votimit.
-Procesverbalin për votimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022”, bashkëlidhur edhe fletët e votimit.
-Procesverbalin për votimin në tërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022”, bashkëlidhur edhe fletët e votimit.
-Përmbledhjen e rezultatit të votimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”.
Përmbledhjen e rezultatit të votimit në tërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023”.
-Votimi në parim dhe në tërësi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” për shkak të situatës se krijuar gjatë seancës plenare u zhvillua me kartonë dhe nuk disponojmě votimin individual të deputetëve. —Bashkëlidhur procesverbali i seancës plenare të datës 7 dhjetor 2023 dhe procesverbali i seancës plenare të datës 21 dhjetor 2023.
-Përmbledhjen e rezultatit të votimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”. Përmbledhjen e rezultatit të votimit në tërësi të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”.

vijon…