Tue, Jan 28, 2025

Nuk ka dilema për të ardhmen e De La Fuente, rinovon me Spanjën

  • PublishedJanuary 27, 2025

Nuk ka dilema për të ardhmen e De La Fuente, rinovon me Spanjën

De La Fuente do të qëndrojë te Spanja. Rinovimi i kontratës së trajnerit me kombëtaren e njohur do të vijojë shumë shpejt.

Tekniku do të udhëheqë Spanjën përtej Kupës së Botës 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, me synimin e vetëm, suksesin.  Ai ka besimin e plotë të drejtuesve të Federatës, teksa ia doli që të dërgojë përfaqësuesen e njohur në majën e futbollit Europian.

De La Fuente, me gjasë do të firmosë një kontratë të vlefshme, deri në vitin 2028. 63-vjeçari ka drejtuar skuadrën në 27 ndeshje, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.63 pikë për  ndeshje.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net