Mon, Feb 3, 2025

“S’kemi konflikte me familjen e viktimës”- Hetimet për vrasjen e postierit, zbardhet dëshmia e Eduart Lamit! Gëzhojat në vendin e krimit përkojnë me modelin e armës të gjetur në banesën e Ervis Lamit

  • PublishedJanuary 27, 2025

“S’kemi konflikte me familjen e viktimës”- Hetimet për vrasjen e postierit, zbardhet dëshmia e Eduart Lamit! Gëzhojat në vendin e krimit përkojnë me modelin e armës të gjetur në banesën e Ervis Lamit

“Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës”, ka dëshmuar Eduart Lami, 37-vjeçari i cili u vendos në pranga pasi gjatë hetimeve për vrasjen e postierit Lulzim Visha, iu gjet në banesën që përdorte me kushëririn e tij Ervis Lami, automatik me silenciator.

“Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte”, shtoi i riu në deklaratën e tij.

Ndërkohë mësohet se gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina.

Gjithashtu e njëjta model arme u gjet gjatë kontrollit në banesën e Ervis Lamit. Policia do të marrë ADN e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes dhe në banesën e 31-vjeçarit për të bërë më pas krahasimin.

Gjithashtu policia po vijon me analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe me marrjen në pyetje të familjarëve të Lulzim Vishës.