Wed, Jan 29, 2025

‘U fut në TikTok’/ Fero lë pas të shkuarën, konfirmon romancën e re: Jam i dashuruar

  • PublishedJanuary 27, 2025

‘U fut në TikTok’/ Fero lë pas të shkuarën, konfirmon romancën e re: Jam i dashuruar

Ish-reperi i njohur Fero ishte i ftuari special në “The Elite Way” në ATV, aty ku zbuluar për herë të parë se është i dashuruar. Fero tregoi se ka nisur një lidhje të re, e madje shtoi se është shumë romantik.

Biseda në studio:

Fero: Po, është e vërtetë që jam i dashuruar dhe të them të drejtën nuk ma merrte mendja që do të dashurohem prapë, por jam dashuruar këtë herë si asnjëherë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt kosovarë, shqiptarë që asnjëri prej tyre nuk janë më romantikë se unë. Tani iu bëj “diss” në romantizëm.

-Më trego një gjest romantik që ke bërë për të dashurën.

Fero: Çdo gjë që unë bëj për të është romantizëm, por kam qejf që lidhja ime të jetë konfidenciale, private dhe jemi në fillim të lidhjes. Jam shumë i lumtur.

Fero shtoi se ka qenë gjithnjë romantik, por s’ka gjetur hapësirën për ta shprehur si duhet. Madje, Elita i përmendi një video që po qarkullon në rrjet, ku shfaqet Fero në Tiktok dhe i shkëlqejnë sytë pasi në live i futet e dashura, emrin e së cilës e lexoi kur ajo iu bashkua video-live.