United “ringjallet” ndaj Fulham. Tottenham në krizë totale, kërkohet shkarkimi i Postecoglou (VIDEO)
“Djajtë e kuq” shfaqin “shenja jeta” edhe në Premier League, rikthehet te fitorja, por Evropa mbete ende një objektiv i largët, thuajse i pamundur. Ekipi i Amorim doli me tre pikë nga transferta përballë Fulham pas suksesit 0-1, por ishin me shumë fat duke iu falur portierit Onana.
Goli trepikësh erdhi në minutën e 78-të pas një goditje të Lisandro Martinez e cila gjeti dhe një devijim të lehtë duke përfunduar në rrjetë. Fulham bëri gjithçka për të shmangur këtë humbje, por pa sukses. United gjeti dhe golin e dytë në minutën e 95-të me Diallo, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Me 29 pikë në 23 javë, Man.United renditet në vendin e 12-të.
Vijon rënien e lirë Tottenham Hotspur, me “gjelat” që pësuan një tjetër humbje, këtë herë në shtëpi 1-2 përballë Leicester. Richarlison kaloi Tottenham në avantazh në minutën e 33-të, por me fillimin e pjesës së dytë Leicester realizoi dy gola të shpejtë duke përmbysur rezultatin.
Me 24 pikë, Tottenham e sheh veten në vendin e 15-të, 8 pikë larg “vijës së kuqe”.
Tani mediat angleze dhe opinioni në ishull kërkojnë shkarkimin e Postecoglou.