Wed, Jan 29, 2025

Zgjaten afatet për sanksionet kundër Rusisë për 6 muaj, Kalas: Ky vendim do të vazhdojë të privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj

  • PublishedJanuary 27, 2025

Zgjaten afatet për sanksionet kundër Rusisë për 6 muaj, Kalas: Ky vendim do të vazhdojë të privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaya Kalas, njoftoi sot se ministrat e jashtëm të BE-së kanë rënë dakord që të zgjasin me 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë.

“Ky vendim do të vazhdojë të privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj. Rusia duhet të paguajë për dëmin që po shkaktojnë”, tha Kalas.

Sanksionet ekonomike, të cilat u vendosën ndaj Moskës, përfundojnë më 31 janar, por ministrat e jashtëm të BE-së vendosën sot njëzëri t’i zgjasin edhe për gjashtë muaj të tjerë.