Tue, Jan 28, 2025

Zyrtare, Spanja beson te trajneri, rinovohet kontrata e De La Fuentes

  • PublishedJanuary 27, 2025

Zyrtare, Spanja beson te trajneri, rinovohet kontrata e De La Fuentes

Ashtu siç pritej, Spanja ka rinovuar kontratën me trajnerin De La Fuente. Tekniku dhe përfaqësuesja e njohur do të vazhdojnë bashkëpunimin, të paktën deri në vitin 2028.

De la Fuente do të drejtojë skuadrën në Kupën e Botës 2026 gjithashtu, edhe në Euro 2028. Pritshmëritë janë të mëdha, me “timonerin” që ka krijuar një grup mjaft cilësor, një miks mes përvojës dhe talenteve.

“Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll ka rënë dakord të rinovojë me trajnerin Luis de la Fuente, i cili do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren deri në fund të Euro 2028. Bordii i Drejtorëve të RFEF-së ka dhënë njoftimin pas takimit të mbajtur këtë të hënë, më 27 janar në Las Rozas”—shkruan Federata.

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net