“Gjithçka e zgjidhur mes Coincecao-s dhe Calabria-s”, Ibra flet për kampionatin, merkaton dhe prezanton Walker
Fitorja e Milanit kundër Parmës të dielën në sekondat e fundit, i jep kuqezinjve motivimin e duhur për vazhdimësinë e szonit, që deri tani, ka qenë me shumë ulje ngritje për “Diallin”. 1 ditë para një tjetër sprove të rëndësishme, asaj ndaj Dinamo Zagreb në Champions, Milan duket gati për të realizuar një objektiv të rëndësishëm sezonal, atë të kualifikimit direkt mes 16 më të mirave të kontinentit.
E hëna ishte ndërkohë edhe dita e prezantimit të mbrojtësit anglez Kyle Walker, i cili së bashku me Ibrahimoviç zhvilluan edhe konferencën për shtyp. Ibra u ngacmua sigurisht nga gazetarët, lidhur me debatin e fund sfidës ndaj Parmës, atë mes teknikut Sergio Coincecao dhe Calabrias, por theksoi se çdo gjë është zgjidhur nga palët me mirëkuptim:
“Ishim përballë situatës kur kishim prezentë dy persona me adrelinë të lartë për të fituar. Edhe mua më kanë ndodhur gjëra të tilla kur luaja. U zgjidh gjithçka aty mes njëri-tjetrit ende pa u futur në dhomat e zhveshjes.”
Më pas Ibra u ndal të fliste edhe për temën e merkatos:
“Merkatoja e janarit nuk është asnjëherë e lehtë. Ne kemi objektivat tanë, Walker ishte një ndër to. Ndërsa lidhur me kampionatin nuk di t’ju thek ekzatësisht se ku do të arrijmë. Duhet të jemi më të qetë për të rikuperuar pikët në renditje”.
Kyle Walker ndërkohë u prezantua si lojtari më i ri i Milanit, teksa zgjodhi fanellën me nr.32, duke shpjeguar edhe arsyet se përse e bëri këtë zgjedhje:
“ Zgjodha fanellën me nr.32 për shkak të David Beckham. Ai është një ikonë për mua. Pastaj 32 mbart edhe nr.2, të cilin e kam mbajtur për pjesën më të madhe në karrierën time”.