Interesim konkret, mesfushori i Tiranës në radarët e Klubit të Serie B
Ermal Meta në radarët e Sampdorias. Mesfushori i Tiranës pëlqehet shumë nga klubi i Serie B, me këta të fundit që po monitorojnë me kujdes situatën e 19-vjeçarit bardheblu.
Shumë shpejt mund të ketë zhvillime, me Sampdorian që është gati të ndërmarrë hapa konkret, për të siguruar shërbimet e Metës. Futbollisti ka luajtur 21 ndeshje në sezonin 2023/2024, ndërsa është aktivizuar në 15 takime, në edicionin 2024-2025.
Ermal Meta ka kontribuar për Shqipërinë U18 dhe U19, ndërsa ka debutuar te përfaqësuesja u21 në tetor 2024.
(J.S/)