Barcelona, Yamal: I lumtur për vendin e dytë në Champions. Zemërimi pas zëvendësimit? Pjesë e lojës
Lamine Yamal bëri një ndeshje pozitive në barazimin 2-2 të Barcelonës ndaj Atalantës në Champions. Talenti spanjoll, në një intervistë për MovistarTV, preku tema të ndryshme.
“Jam i lumtur për vendin e dytë. I zemëruar për zëvendësimin? Pjesë e lojës, ne donim të fitonim. Flick më tha të qëndroja i qetë. Është normale”- tha Yamal.
17-vjeçari realizoi një gol ndaj Atalantës.
(J.S/)