Ditë të rëndësishme në Manchester, e ardhmja e Garnachos mbetet pezull, disa ekipe në garë
Manchester United po përgatitet për një fundjavë të ngarkuar, pasi këto ditë mund të kryhen operacione të rëndësishme. E ardhmja e Garnacho mbetet e pasigurt, me Chelsea dhe Napoli të interesuar për anësorin argjentinas. Megjithatë, klubi napolitan pritet të rrisë ofertën fillestare me 50 milionë euro, duke afruar 70 milionë euro të kërkuara nga United. Chelsea gjithashtu mbetet në garë, me negociatat ende në vazhdim dhe mundësinë që një i ri si Joshua Acheampong të përfshihet në marrëveshje.
Vendimtare në fund do të jetë vetë dëshira e Garnachos, i cili duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Ai ka realizuar 3 gola në kampionat, në këtë sezon.