Thu, Jan 30, 2025

“Emigrantët të votojnë me çdo dokument që kanë!”- Peleshi nuk pranon kërkesën e Berishës: I papranueshëm! Ky është sebep për të hedhur në ajër procesin, lajm i keq për diasporën…

  • PublishedJanuary 30, 2025

“Emigrantët të votojnë me çdo dokument që kanë!”- Peleshi nuk pranon kërkesën e Berishës: I papranueshëm! Ky është sebep për të hedhur në ajër procesin, lajm i keq për diasporën…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka refuzuar të pranojë kërkesën e Berishës për votimin e emigrantëve me dokument të çfarëdoshëm.

Përgjatë fjalës së tij në Kuvend, Peleshi tha se propozimi i Berishës është i papranueshëm.

Socialisti u shpreh se “të pretendosh të pranohet votimi pa asnjë dokument identifikimi, këtë as ju vet nuk e besoni. Mua më vjen keq që ky është një sebep për të hedhur në ajër këtë proces, sepse do të ishte një lajm shumë i keq për diasporën edhe për të gjithë politikën shqiptare.”

LEXONI EDHE: Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha kërkesë maxhorancës: Nëse nuk keni frikë dhe tmerr nga vota e shqiptarëve, të votojnë nga jashtë me çdo dokument që disponojnë

Niko Peleshi:

Dy fjalë për diasporën, besoj se është brenda procedurës. Nuk duhet ta vrasim që pa lindur një marrëveshje e re në vlerësimin tonë pozitive. E arritur…dua t’ju jap kredite edhe ju,  edhe opozitës. Një ligj, një nismë e negociuar me dy palët.

Në KQZ, nuk e di pse në momentin e fundit nuk është firmosur nga ju zoti Bylykbashi, edhe nga grupi juaj. Gjithsesi, ne e kemi firmosur, e kemi sjellë në seancë, vjen si nismë e deputetëve socialistë, por është e dakordësuar paraprakisht.

Shpresoj që ato ndryshimet e rëndësishme, që hapin rrugë edhe diasporës më të largëta për të votuar, për çështje që lidhen me logjistikën më tepër se nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor, çështja e postës, pagimi i shpenzimit postar që e ka marrë përsipër vetë qeveria, pra e bëjnë më të lehtë votën,

T’i votojmë ato ndryshime. Propozimi juaj, e kemi thënë këtu, është i papranueshëm. Jo se jemi kundër votës së diasporës, o e duam o s’e duam. Natyrisht që ka shumë pikëpyetje, e për ne, e për PS. Është një ushtrim i vështirë, por nuk mund ta zgjasim më tepër. Është një e drejtë që është mohuar emigrantëve prej shumë vitesh. Më në fund ramë dakord të flasim për gjëra të mira, për ndryshimin e kodit zgjedhor, ndaj ta përsosim, me ndryshime që në moment të fundit ju jeni tërhequr, sepse ju mbylli rrugën disa dhjetëra, mijëra apo qindra mijërave emigrantë për të votuar.

Të pretendosh të pranohet votimi pa asnjë dokument identifikimi, këtë as ju vet nuk e besoni. Mua më vjen keq që ky është një sebep për të hedhur në ajër këtë proces, sepse do të ishte një lajm shumë i keq për diasporën edhe për të gjithë politikën shqiptare.