Thu, Jan 30, 2025

Jori Delli flet për lidhjen me Fred de Palma: Nuk e prisja që do zgjaste

  • PublishedJanuary 30, 2025

Jori Delli flet për lidhjen me Fred de Palma: Nuk e prisja që do zgjaste

Modelja dhe influencerja shqiptare, Jori Delli, ka folur së fundmi për historinë e saj të dashurisë me reperin italian Fred de Palma. Në një intervistë me Beniada Nishanin në RTSH, ajo ka zbuluar se dyshja njiheshin prej vitesh, pasi ajo kishte marrë pjesë në një videoklip të tij.

Jemi parë pas shumë vitesh rastësisht, unë isha jo e lidhur edhe ai ishte beqar. Jemi takuar dy-tre herë rastësisht dhe pastaj kemi filluar të flasim. Ka lindur një gjë avash-avash, por ka qenë shumë e bukur,” ka treguar Jori.

Ajo pranoi se nuk e kishte imagjinuar që marrëdhënia e tyre do të zgjaste: “Nuk e prisja, sepse mendoja që marrëdhënia jonë do zgjaste një muaj ose dy.”

Jori dhe Fred de Palma duket se po shijojnë romancën e tyre, ndërsa ndjekësit e çiftit presin të shohin më shumë nga historia e tyre e dashurisë.