Mon, Feb 24, 2025

“Poker” i PSG dhe Atletico, Lillë e vetmja skuadër franceze në “Top8”

  • PublishedJanuary 30, 2025

“Poker” i PSG dhe Atletico, Lillë e vetmja skuadër franceze në “Top8”

PSG nuk fal në sfidën e fundit të fazës së ligës, duke mundur thellë me shifrat 1-4 në transfertë gjermanët e Stuttgart. Pavarësisht zërave për një “biskotë” të munshme, mes dy skuadrave që me një barazim do të kualifikoheshin të dyja për në raundin tjetër, parizienët zgjodhën të mos rrezikonin, teksa korrën një sukës të rëndësishëm. Barcola dhe një hat-trick i Osmane Dembele vulosën suksesin me “poker” të të besuarëve të Luis Enriques, të cilët siguruan një vend në Play Off aty ku do të përballen me njërën prej dy skuadrave të tjera franceze Monaco ose Brest.

Po 4-1 fitoi edhe Atletico Madrid e Diego Simeones. Ndaj Salzburg sfida rezultoi e thjeshtë për madrilenët, që triumfuan falë golave të Simeones, Llorentes dhe dopietës së Griezmann. Atletico siguron kështu kualifikimin direkt në fazën e 1/8, pasi u rendit në vendin e 5, me 18 pikë pas përfundimit të raundit të 8.

Në grupin e 8 skuadrave më të mira hyn edhe Lillë. Skuadra e Edon Zhegrovës, që sërish nuk ishte prezent në fushë për shkak të një dëmtimi, mundi me shifrat e thella 6-1 Feyenoord. Një sukses i jashtëzakonshëm ky për ekipin e francezit Bruno Genesio, që në mënyrë suprizuese është e vetmja skuadër franceze që siguron kualifikimin për në fazën me eleminim direkt.


AlbaniaWeb.net