Fri, Jan 31, 2025

President Begaj kërkoi ripërtëritjen e trupës së Gjykatës Kushtetuese, reagon Bardhi: Akt i pashëmbullt! Nuk mund të cenohet pavarësia e institucionit, rrezikohet legjimiteti i saj!

  • PublishedJanuary 30, 2025

President Begaj kërkoi ripërtëritjen e trupës së Gjykatës Kushtetuese, reagon Bardhi: Akt i pashëmbullt! Nuk mund të cenohet pavarësia e institucionit, rrezikohet legjimiteti i saj!

Pas kërkeses së Presidentit Bajram Begaj për përtëritjen e trupës gjykuese të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke dënuar aktin e ndërmarrë nga kreu i shtetit.

Bardhi e cilësoi një akt të pashembullt kërkesën e Begajt për kërkesën e tij, që të caktohen datat për të gjithë mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa shton se është një veprim 100% i dënueshëm.

Demokrati shprehet se nuk mund të cenohet mandati i asnjë gjyqtari, për shkak se ndikon në pavarësinë e vetë institucionit të Kushtetueses dhe parimeve themelore të së drejtës.

“Duke dënuar me forcë aktin e sotëm të Bajram Begajt, apeloj që kjo lojë që rrezikon legjitimitetin e vetë Gjykatës Kushtetuese, të ndalet menjëherë.”, përfundon Bardhi.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Akti i pashëmbullt i Bajram Begajt, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese, është jo vetëm i dënueshëm, por edhe i papranueshëm.

Kushtetuta qartësisht i ka dhënë gjyqtarëve në detyrë një mandat të plotë 9 vjeçarë, që nuk mund të cenohet në asnjë rrethanë pas fillimit të detyrës. Cënimi i mandateve nënkupton cenimin e vetë pavarësisë së Gjykatës dhe parimeve themelore të shtetit të së drejtës.

Me aktin e sotëm Bajram Begaj nuk ka surprizuar askënd për rolin e tij si ushtar i bindur i Edi Ramës, por guximi i tij për të shkuar deri tek hedhja në erë e Kushtetutës vetëm që Edi Rama ta rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese 100 %, është përtej pritshmërisë së shërbimeve edhe nga ushtari me gradën më të ulët.

Duke dënuar me forcë aktin e sotëm të Bajram Begajt, apeloj që kjo lojë që rrezikon legjitimitetin e vetë Gjykatës Kushtetuese, të ndalet menjëherë.