Të shtënat me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës/ Plagoset 15 vjeçari, Policia: Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes! Si paraqitet shëndeti i të miturit
Lidhur me të shtënat e armëve të regjistruara mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, bëhet me dije se i plagosuri është një djalë i mitur, i moshës 15 vjeç.
Uniformat blu njoftojnë se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Adoleshenti është dërguar në spital ku dhe po monitorët gjendja e tij, e cila duket se është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, pranë shkollës jo-publike “Sarina”, në Fushë-Mëzez.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
LEXONI EDHE: Të shtëna me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset një person! Detajet e para
NJOFTIM
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.