Tentoi të digjte veten në repartin e dializës në spitalin e Korçës, zbardhen detaje të reja: Ja shkaku që ‘detyroi’ pacientin të ndërmerrte aktin e rrezikshëm
Detaje të reja janë zbaardhur lidhru me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme, ku një pacient 65 vjeçar, Kujtim Mero, tentoi të digjte veten dhe repartin e dializës së spitalit të Korçës.
Mero, hyri brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.
Për fat të mirë ngjarja u parandalua pa shënuar dëme materiale apo pasoja në njerëz.
Por si arriti pacienti deri në këtë akt?
Grupi hetimor sqaron se 65 vjeçari Kujtim Mero është problematik dhe herë pas here ka patur momente konflikti me stafin mjekësor.
Sipas te njëjtave burime për News 24 bëhet e ditur se në ngjarjen e sotme ai ka nisur të konfliktohet me mjekët brenda repartit dhe më pas ka nxjerr shishen e benzinës në formë kërcënimi se do të digjte veten dhe ambientin e repartit.
Stafi mjekësor gjatë kësaj kohe ka bërë të mundur komunikimin me policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.
Në momentin që ka mbërritur patrulla e policisë ai me shishen e benzinës ka kërcënuar edhe policinë, por kjo e fundit ka mundur të ndërhyjë në kohë dhe ka bërë gjithashtu shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit të Korçës.
Burime nga qendra e hemiodializes bëjnë të ditur se Kujtim Mero ka nisur konfliktin me stafin, pasi ky i fundit i ka thënë që duhet të ulet në një pajisje tjetër për të vijuar me procedurën pasi pajisja e tij ka qenë e dëmtuar.
Kaq ka mjaftuar që Mero të niste debatin me stafin mjekësor. Duhet thënë se prej afro 1 javë ai refuzonte të kryente dializën për këtë çështje
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Korçës, në repartin e dializës, shtetasi K. M., pacient në këtë repart, ka tentuar të hedhë lëndë djegëse (benzinë), në ambientet e brendshme të spitalit.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë dhe e pacientëve të tjerë ka bërë të mundur neutralizimin e këtij shtetasi, i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.