Thu, Jan 30, 2025

Vendimet e Disiplinës, gjobë për klubin e elitës, pezullohet një lojtar

  • PublishedJanuary 30, 2025

Vendimet e Disiplinës, gjobë për klubin e elitës, pezullohet një lojtar

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve dhe për mos përmbushje të detyrimeve, Vllaznia është gjobitur me 300 mijë lekë. Dy ndeshje pezullim për lojtarin e Skënderbeut, Sie Bismark Charles Kwarena, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë. Nuk kanë munguar dënimet për Apoloninë, Flamurtarin dhe Kukësin.

Vendimet:

  1. Lojtari i KF Skënderbeu, Sie Bismark Charles Kwarena, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. KF Vllaznia, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
  3. FK Apolonia, për mos respektimin e detyrimeve, përgjegjësive për organizimin e ndeshjes dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 8/1, 17/1 dhe 33/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  8. Lojtari i Basania FC, Fatjon Marku, për sjellje sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. FC Besa U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-21, kundër KF Vllaznia U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  10. SG Tirana U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë U-13, kundër Akf Peza U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FC Turbina, Xhynejt Cutra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  12. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Shkëndija Tiranë, Luan Pinari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 


AlbaniaWeb.net