Arabia “thërret” Leao-n, Pioli trazon “djallin”
Milan është kthyer në një “kantier ndërtimi”, me Ibrën që po punon për t’i dhuruar trajnerit Conceiçao ndonjë element të rëndësishëm, por në të njëjtën kohë, “djalli” rrezikon të humbas një nga “xhevahiret” më të çmuar të skuadrës, Rafa Leao.
Stefano Pioli po insiston për të transferuar në Arabinë Saudite sulmuesin portugez. Pioli ka në dispozicion një buxhet pa limit, por sigurisht pengesa më e madhe është të bind lojtarin për t’iu bashkuar tek ekipi i Al Nassr.
Klubi saudit është gati të investojë 70-85 milionë euro për kartonin e lojtarin, por sipas Sky Sport, Milan nuk ka ndërmend të heq dorë nga shërbimet e Leao-s, të paktën jo në këtë merkato janari. Negociatat mund të rihapen në fund të këtij sezoni, por për Leaon interesohet jo vetëm Al Nassr, por dhe Barcelona.
()