City sfidon Real Madridin në Play Off të Champions, rivalë holandez për Milan e Juventus, Atalanta e Gjimshitit përballë Brugge, rival i lehtë në letër për Bayern
Këtë të premte në Nyon të Zvicrës mbahet shorti i Play Off të Champions League. Pasi të hidhet shorti i Play Off, do të mësohet rruga me 8 ekipet që janë kualifikuar direkt për në raundin tjetër.
Ekipet nga pozita 9 deri në atë 16 janë në njërën anë, ndërsa ato nga 17 deri në 24 në tjetrën.
Kështu, I 9-ti dhe i 10-ti në renditje do të sfidojnë skuadrën e renditur në vendin e 23-të ose atë të 24-të. Më pas kemi 11 dhe 12 kundër 21 ose 22, 13 dhe 14 kundër 19 ose 20 dhe 15 dhe 16 kundër 17 ose 18. Më ekzaktësisht (9-10), Atalanta dhe Dortmund do të përballen ose me Sporting ose me Brugge.
Përballje gjigande mund të vijnë nga ato që janë renditur në vendin e 11-të dhe 12-të. Real Madrid ose Bayern, njëra prej këtyre të dyjave do “peshkojë” Manchester Cityn, sakaq tjetra do gjejë kundërshtar relativisht të kalueshëm, Celticun. Milan (13) mund të përballet me ekipin tjetër italian të madh, Juventusin, ose Feyenoord. Të njëjtët kundërshtarë të mundshëm janë edhe për PSV e vendit të 14-të. PSG (15) do të sfidojë një skuadër franceze, pasi në krahun tjetër janë Monaco dhe Brest. Çifti tjetër do jetë Benfica-Monaco / Brest. Theksojmë se me 11 dhe 12 shkurt luhen ndeshjet e para dhe me 18 e 19 shkurt ato të kthimit.
Shorti i Play Off:
Brest – PSG
City – Real Madrid
Monaco – Benfica
Celtic – Bayern
Brugge – Atalanta
Juve – PSV
Sporting – Dortmund
Feyenoord – Milan
(J.S/)