Fri, Jan 31, 2025

Eksplozivi në lokalin në Fushë Krujë, zbardhet dëshmia e pronarit! Biznesi tërësisht i shkatërruar nga shpërthimi (Pamjet)

  • PublishedJanuary 31, 2025

Eksplozivi në lokalin në Fushë Krujë, zbardhet dëshmia e pronarit! Biznesi tërësisht i shkatërruar nga shpërthimi (Pamjet)

Një sasi eksplozivi është vendosur në një lokal në Fushë Krujë, në vendin e quajtur ish kooperativa Partizani.

Restoranti raportohet se është në pronësi të Bledar Talit. 46 vjeçari nuk njihet si person problematik në zonë.

Jashtë kamerave ka deklaruar se nuk ka as probleme e as konflikte me njeri, si edhe s’ka dyshime për persona konkret.

Dëmet nga shpërthimi raportohet se janë të mëdha, pasi i gjithë lokali ka dalë jashtë funksionit.