Fri, Jan 31, 2025

Ilir Daja para Skënderbeut: Mungesat nuk janë justifikim, Dinamo i ka objektivat e qarta

  • PublishedJanuary 31, 2025

Ilir Daja para Skënderbeut: Mungesat nuk janë justifikim, Dinamo i ka objektivat e qarta

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja doli në konferencë para ndeshjes ndaj Skënderbeut.

“Java e fundit e kampionatit, pavarësisht se ndesheshin mes tyre skuadra me diferencë pikësh dhe në pozicione të ndryshme, solli rezultate ndryshe nga ato që priteshin. Skënderbeu mbyll renditjen, por kjo nuk është në favor të Dinamos. Fakt është se nuk ka shumë diferenca në futbollin tonë.

Nëse një ndeshje e merr me nënvlerësim, humbet po aq sa mund të marrësh kur je në nivelin maksimal. Çdo ndeshje vlen 3 pikë dhe nuk besoj se do të kemi asnjë shenjë euforie apo nënvlerësimi ndaj Skënderbeut, edhe pse mbyll tabelën e klasifikimit.

Dinamo ka bërë mirë deri tani, jemi në pjesën e 4 skuadrave që janë shkëputur pak, por në lojë janë edhe shumë pikë. Nuk e shohim ndeshjen, nëse kundërshtari është i fortë, apo i dobët. Gjërat merren hap pas hapi dhe llogaritë do të bëhen në fund, sepse ka edhe shumë pikë.

Nuk është vetëm një fjali që përdoret rëndom nga trajnerët, por është një periudhë me viruese e dëmtime. Ashtu si ne janë të gjithë ekipet e tjera dhe nuk dihet se çfarë ndodh në dinamikë gjatë zhvillimit të kampionatit.

Kemi mungesa edhe me Skënderbeun, por ky nuk është aspak justifikim. Djemtë janë me këmbë në tokë dhe e kemi marrë seriozisht këtë ndeshje, si gjithë të tjerat. Lojtarët e dinë se ndeshjet nuk fitohen në letër, por duke dhënë maksimumin në fushë.

Merkato? Të shohim deri në orën 12, nëse do të kemi ndonjë lajm të mirë, ndonjë dhuratë nga klubi për të forcuar ekipin. Më tej mund të shohim ndonjë lojtar pa kontratë, që mund të federohet”,- tha ai.


AlbaniaWeb.net