Fri, Jan 31, 2025

Kontabanduan nga Franca në Shqipëri bizhuteri të vjedhura, për t’i shitur në argjendari, GJKKO merr vendimin për 8 të pandehurit! Një tjetër shpallet i pafajshëm! (EMRAT)

  • PublishedJanuary 31, 2025

Kontabanduan nga Franca në Shqipëri bizhuteri të vjedhura, për t’i shitur në argjendari, GJKKO merr vendimin për 8 të pandehurit! Një tjetër shpallet i pafajshëm! (EMRAT)

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, ka shpallur vendimin për të dyshuarit për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

Këta persona dyshohet se kanë sjellë në vendin tonë bizhuteri luksoze që dyshohet se janë vjedhur në Francë dhe shitur në vendin tonë.

Mes të dyshuarve është Sokol Idrizi ish-shoferi i Ardi Veliut.

Gjykata e Posaçme ka vendosur dënimet si më poshtë:

  • Agustin Mesulit dënohet me 11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të dënohet me 7 vite e 5 muaj burg
  • Altin Doda dënohet me 11 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuajë 7 vite e 5 muaj burg
  • Sokol Idrizaj dënohet me 8 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do vuajë 5 vite e 7 muaj burg
  • Elda Idrizaj, dënohet me 8 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar do vuajë 5 vite e 7 muaj burg
  • Florian Baku dënohet me  11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 7 vite e 5 muaj
  • Egi Idrizaj dënohet me 7 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënohet me 4 vite e 7 muaj. Duke qenë se ka fëmijë të mitur, i pezullohet dënimi me burg
  • Bora Idrizaj dënohet me 2 vite burg, por i konvertohet ne shërbim prove
  • Vangjush Kashari  shpallet i pafajshëm 
  • Tomor Baruti  2 vite burg i konvertohet ne  shërbim prove

Ata dyshohen se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti  francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes një argjendarie në Tiranë, sikurse dhe nëpërmjet faqeve online.