Mitaj zyrtarisht i Al Ittihad, klubi arab tregon detajet e akordit
Al Ittihad vendosi që të blejë kartonin e Mario Mitaj për shifrën e 4 milionë eurove. Klubi arab arriti marrvëveshjen me Lokomotivën e Moskës, me lajmin që u bë publik këtë pasdite.
Al Ittihad ka njohur tifozët me detajet. Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për 3 vite e gjysmë.
Në shumicën prej ndeshjeve, Mitaj i ka luajtur si titullar gjatë periudhës së huazimit. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në vijim, me të ardhmen që premton shumë.
(J.S/)