Sat, Feb 1, 2025

Si Anastas Janullatos u vendos në krye të Kishës Ortodokse? Teologu: U bë Kryepeshkop nga Patriarkana Ekumenike, jo nga Greqia!

  • PublishedJanuary 31, 2025

Si Anastas Janullatos u vendos në krye të Kishës Ortodokse? Teologu: U bë Kryepeshkop nga Patriarkana Ekumenike, jo nga Greqia!

Teologu Miron Çako, tregoi sot historinë se si Anastas Janullatos u bë Kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Log” në News 24 nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo, Çako tha se Anastasi u zgjodh Kryepeshkop i Shqipërisë nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit në vitin 1992, dhe jo nga Greqia.

Teologu tha se në vitin 1992 në Shqipëri nuk u gjet një përfaqësues në gradën episkopale me nënshtetësi shqiptare, në mënyrë që të bëhej Kreyepeshkop kanonik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Për këtë arsye personi i vetëm që mund të shkonte në atë post të lartë të Kishës sipas tij ishte vetëm Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Miron Çako: Në 1991 kur dëshira për të krijuar komunitet ortodoks, Patriarkana Ekumenike e Stambollit kishte detyrimin shpirtëror që të sillte eksark dhe u zgjodh Krepeshkopi Anastas, u zgjodh personi i përshtatshëm nga Patriarakana Ekumenke e Stambollit, nuk u zgjodh nga grekët.

Atë kohë Epeshkopi ishte në Afrikë me mision për të ngritur kisha. Ata gjetën njeriun që ishte misionar dhe të vinte në nje vend ku kishte shterur feja dhe vetëm të vëzhgonte. Ai erdhi në një vend dhe u çudit , këtu ishin prishur kishat, këtë pa ai kur erdhi këtu. Ai erdhi thjesht për një detyrë zyrtare për të vëzhguar për një vit.

Atëherë në vitin 1992 Këshilli Klerik Laik që u krijua me aq sa kishin mbetur kërkoi nga Patriarkana që ky person të ishte Kryepeshkop, sepse në të gjithë rruzullin tokësor po ta them nuk u gjet një përfaqësues në gradën episkopale me nënshtetësi shqiptare që të ishte Kreyepeshkop kanonik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.