Sat, Feb 1, 2025

Barazim pa gola në Kurbin, Laçi dhe Partizani bëjnë paqe

  • PublishedFebruary 1, 2025

Barazim pa gola në Kurbin, Laçi dhe Partizani bëjnë paqe

Partizani nuk shkon më shumë se një barazim pa gola ndaj Laçit në Kurbin.

Sfida filloi “zjarr” për  kurbinasit, që lëshuan sinjalet e para që në fillim. Melo nuk realizoi dot nga një pozicion i favorshëm (6’), me portierin Qirko që u shndërrua në hero me një pritje fantastike.

Pas çerek ore lojë, vendasin shfaqen sërish rrezikshëm. Biba tentoi nga larg, duke iu afruar eurogolit, por sërish Qirko i tha jo.

Të kuqtë zgjohen dhe provojnë të dalin në lojën e tyre. Partizani reklamon penallti në fundin e fraksionit të parë (45’) pasi Bintsouka pengohet në zonë, por nuk mendoi kështu kryesori.

Në minutën e 55-të, një top i gjatë i Taipit për Bintsukën, por ky i fundit gjuan lehtë, duke dorëzuar topin te portieri kundërshtar.

Me kalimin e minutave ritmi ra, me skuadrat që ndjenë lodhjen (79’). Në të 83-tën provon Mehmeti, por nuk koordinohet si duhet.

Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e 3-të me 39 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me Tiranën. Në krahun tjetër, Laçi i vendit të gjashtë ka 24 pikë dhe do përballet me Skënderbeun.

 


AlbaniaWeb.net