Sat, Feb 1, 2025

Barcelona, Flick: I kënaqur me lojtarët që kam, ja situata me dëmtimet

  • PublishedFebruary 1, 2025

Barcelona, Flick: I kënaqur me lojtarët që kam, ja situata me dëmtimet

Të dielën, në orën 14, Barcelona do të përballet me Alaves. Një sfidë që duket e lehtë për Blaugranët, të paktën në letër, por do të duhet të bëjnë ende pa Dani Olmon. Megjithatë, situata e Iñigo është ndryshe dhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Flick.

Ka qenë trajneri i klubit spanjoll që ka folur për këtë në konferencën për shtyp.

“Dani Olmo? Nuk është e lehtë për askënd, por programi është ai që është. Mirë po ecim. Iñigo është tashmë në dispozicion, ndërsa Dani ka nevojë për më shumë kohë.

Nuk dua të flas për përforcime, jam i kënaqur me atë që kam. Të gjithë janë të përqendruar dhe duan të bëjnë një hap përpara. Kjo është gjëja më e rëndësishme dhe ajo që më bën të lumtur”.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net