Sat, Feb 1, 2025

Deputetja e PD-së zbulon planin për protestën e thirrur më 8 shkurt: Themelin e ka te masiviteti, presim më shumë pjesëmarrje

  • PublishedFebruary 1, 2025

Deputetja e PD-së zbulon planin për protestën e thirrur më 8 shkurt: Themelin e ka te masiviteti, presim më shumë pjesëmarrje

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka zbuluar se protesta e thirrur me 8 shkurt, nuk do të jetë si të shkuarat, por do të mbahet në një pikë të vetme, te Kryeministria.

Themelin, tha Zhupa, protesta e ka te masiviteti dhe kërkesat e opozitës, të cilat i konsideron të drejta.

“Protesta e ka themelin te masiviteti, do të ketë njerëz nga e gjithë Shqipëria që do të vijnë në Tiranë! nuk është si e radhës së shkuar për të dalë në disa pika, por do të bëhet para Kryeministrisë dhe ky është një ndryshim nga tre protestat e shkuara.

Për mënyrën formën dhe kohëzgjatjen që do të ketë, nuk duam t’i zbulojmë.

Pika jonë e fortë është masiviteti dhe kërkesat e drejta për të cilën thërritet protesta”, tha Zhupa.

E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa se nëse presim më shumë pjesëmarrje, Zhupa e pohoi.

“Kur ndahesh në disa pika, vizualisht nuk të tregojnë mundësinë për të perceptuar masivitetin. Presim të jetë më masive, sepse ka arritur pikën e vlimit, sepse skandalet shtohen, sepse çdo pensionist është irrituar kur ka dëgjuar se 33 mijë euro paguhet një verë”, tha Zhupa.