Sat, Feb 1, 2025

“E hëngre kulaçin”/ ‘Kriset’ raporti Rozana-Gjesti

  • PublishedFebruary 1, 2025

“E hëngre kulaçin”/ ‘Kriset’ raporti Rozana-Gjesti

Gjatë qëndrimit të tyre në shpellë, një lojë e nisur nga G Bani dhe Gjesti ka shkaktuar tensione të mëdha mes Gjesti dhe Rozanës, duke çuar në një përplasje të fortë mes dyshes. Gjatë debateve, Gjesti e akuzoi Rozanën se po përpiqej ta bënte Eglin xheloze, një pretendim që Rozana e hodhi menjëherë poshtë, duke e mohuar atë.

Tensionet e krijuara në shpellë duket se kanë shtuar më shumë përplasjet mes banorëve, duke pasur ndikim edhe në marrëdhëniet e tyre brenda grupit.

Pjesë nga debati;

Rozana: Mendoj se kanë qenë të gjitha të vërteta. Sa i përket zinxhirit të shpëtimeve, unë e dija që Gjesti ishte i preferuar dhe në të gjitha rastet do shpëtoja Livian. Ishte momenti që të mbaja afër Livian për faktin që ishte në nominim një javë më parë dhe kisha një lloj frike. Ishte e para që do shpëtoja, me idenë që që do vazhdonte shpëtimin me Eglin dhe Gjestin, gjë që nuk e kam diskutuar. Egli më ka thënë që ka dëeshirë të rrijë me Gjestin, ka ndonjë flutur në stomak dhe ja besoj. Kur kam folur me Gjestin, më thotë se nuk ka ndjenja për Eglin, ka pasur dikë në mendje, që po zbehet. Gjestin e kam shumë xhan, më pëlqen të luaj me të. Nëse Gjesti me këto që thotë ka dëshirë ta vazhdojë shoqërinë me mua, jam e gatshme të rrij me Gjestin. Nëse nuk do të rrijë me mua, e them këtu, jam e gatshme të jem kundërshtarja e tij në lojë. Nëse Egli ka dëshirë të vazhdojmë atë lojë, atëherë të ma thotë, në të kundërt dhe me të pozicionohem ndryshe.

Gjesti: Sa i përket Rozanës, po ndalem pak te dronat, i kishim lojë. Unë me G Banin e nisëm për lojë, ajo ra në grackë. Mos të të vijë keq, e hëngre kulaçin. Rozana ka dashur të nxirrte Eglin xheloze, pse po rrinte Rozana me mua. Xheloze kjo për ty nuk është. Sa i përket fjalës shërbëtore, edhe këtë e kam shpjeguar. Se kështu dhe ti i bie të jesh shërbëtore, sepse dhe ti mi ke larë të mbathurat, rrobat etj. Kjo vajza më respekton, e ka kulturë familjare. Edhe ti e ke bërë për respekt.

Rozana: Ti e kërkon Eglin gjatë gjithë ditës dhe i kërkon a t’i ka bërë gjërat e tua. Nëse ajo e bën për ty, atëhere ajo ndjen diçka për ty. Provo t’i shërbesh ti Eglit.

Gjesti: Çfarë të pengon ty se çfarë bëj unë me Eglin?

Rozana: Unë jam shumë e lumtur për dashurinë që keni shfaqur këtu. Por ti ke thënë që nuk e do…

Gjesti: Jo, kam thënë që s’kisha ndjenja aq të forta.

Rozana: Ti po e lë vajzën të të shërbejë. Ti ke thënë që e do se ajo të shërben. Pse një vajzë duhet të të rrijë gati ty?

Gjesti: Ka respekt.

Rozana: Jo, ka dashuri.

Laerti: Këtu kemi Eglin që e ka treguar me kohë çfarë ndjenjash ka. Pastaj kemi Gjestin që do, s’do.

Rozana: Jo, Gjesti nuk e do.

Egli: Të më tregojnë një rast kur kam qenë posesive…

Rozana: Kam parë disa situata të tua që e ke gjëmuar Gjestin në çdo cep të shtëpisë.

Më vonë, Rozana pyeti Gjestin sa i përket pozicionit të tyre në këtë shtëpi.

Rozana: Do vazhdojmë këtë shoqëri apo të pozicionohemi?

Gjesti: Si të duash ti!

Rozana: Nëse ti do, unë jam e hapur të jemi kundërshtarë.