Elbasani, flet trajneri: Rezultat i drejtë, skuadra reagoi si duhet ndaj Tiranës
Tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç komentoi barazimin 1-1 me Tiranën.
“Ndoshta sot ishte një rezultat i drejtë, se Tirana ishte në pjesën e parë më e mira. Nuk rrezikoi shumë por me administrim topi kishte ritëm më të shpejtë e mirë se ne. Edhe ne kishim 3-4 raste në pjesën e parë. Pastaj erdhi një gol shumë shpejt nga goditje standarte dhe ishim në presion dhe stres. Çunat reaguan mirë, mendoj se Elbasani ishte skuadra më e mirë në pjesën e dytë. Ndryshuam rreshtim, Xhoel nga Egnatia sot tregoi se është lojtar i mirë, por ka nevojë pak për minuta. Ndoshta barazimi është rezultati i drejtë.
Gabimi në pjesën e parë ishte i mesfushorit mbrojtës se ishim larg topit të dytë. Kishim shumë hapësira në mesfushë, gjithmonë në kundër-ritëm. Ky ishte problemi në pjesën e parë. Nuk ishte komunikim i mirë mes Lilajt dhe Dros, se Tirana luajti vetëm majtas dhe duhej të fitonim topin, ishim jashtë komunikimit.
A mund të ndryshohet skemë? Tani po, se kemi lojtarë, edhe Karimi e Xhoel janë nga krahët. Kemi lojtarë për një formacion 4-3-3 apo 4-2-3-1. Më përpara kishim tre sulmues tipik, tani mund të luajmë me një formacion krahësh se kemi lojtarë tani”, tha Gvozdenoviç.