EMRI/ Akuzohet për vrasje në Itali, arrestohet 30-vjeçari me dy mbiemra në Fier! Detajet nga krimi
Policia ka vendosur në pranga 30-vjeçarin Dhimitraq Xhoku alias Hoxhara, i cili akuzohet se ka vrarë një person në Itali.
I riu, banues në Levan, u vendos në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Palermo”.
Ndaj tij është caktuar nga Gjykata e Palermos, masa e sigurisë “arrest në burg” me vendim të datës 12 gusht 2024, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
30-vjeçari Dhimitraq Xhoku alias Hoxhara dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në datë 04 qeshor 2023, kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, shtetasin me iniciale S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër.
Njoftimi i policisë
Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Palermo”, gjatë të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Dh. Xh. (H)., 30 vjeç, banues në Levan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Palermos, Itali, me vendimin e datës 12.08.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në datë 04.06.2023, kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, shtetasin S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër.