Gimenez bëhet “djall”, Milan “rrëmben” sulmuesin meksikan, por rrezikon të humbasin Leaon
Milan bën sforcon e fundit në merkato, godet në limite, duke siguruar shërbimet e Santiago Gimenez. Klubi i Feyenoord bëri gjithçka për të mbajtur në Holandë sulmuesin meksikan, por diferencën në fund e bëri dëshira e lojtarit për të veshur fanellën e “djallit”.
Gimenez do të zbarkojë në Milano që këtë të shtunë, të dielën do të zhvillojë vizitat mjekësore, ndërsa do të jetë i pranishëm në “San Siro” për të ndjekur live derbin përballë Inter. 40 milionë euro pritet t’i kushtojë kuqezinjve kartoni i Gimenez, ndërsa në këto orë të fundit të merkatos do të përpiqen të mbyllin transferimin e Alvaro Morata-s te Gallatasari.
Vjen Gimenez, por Milan rrezikon të humbas yllin e ekipit, Rafao Leao. Al Nassr nuk heq dorë nga sulmuesi portugez, me klubin saudit që ka rritur ofertën për Leoa-n. Stefano Pioli e kërkon me çdo kusht, duke detyruar drejtuesit e Al Nassr ta dërgojnë ofertën nga 85 milionë në 100 milionë euro, por as kaq nuk mjafton. E vetmja rrugë për t’i rrëmbyer “djallit” yllin e ekipit është të paguajnë klauzolën e tij të largimit, 175 milionë euro, gjithnjë nëse edhe Leao do të ishte dakord për një transferim në Arabinë Saudite.