Juve piketon pasuesin e Vlahovic, Guintoli hidhet në sulm për Osimhen
Në Torino, atmosfera nuk është aspak pozitive, ku dy humbjet radhazi, në Serie A dhe Champions, kanë trazuar jo pak ambientin, me tifozët që kanë dalë kundër Thiago Motta-s. Topi është në fushën e trajnerit pasi stafi drejtues i ka plotësuar çdo dëshirë, nuk u kursyen as në këtë merkato dimri. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” i vendosën në dispozicion një sulmues të ri si Kolo Muani, një lojtar tek i cili Motta i besoi menjëherë fazën sulmuese duke vendosur nën presion Dusan Vlahovic.
“Bomberi” serb ka bërë gati “valixhet” dhe në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga Torino. Objektivi i radhës i Guintolit është të gjejë një sulmues të ri në merkato. Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorit sportiv të Juves ka vendosur Victor Osimhen në majën e listës së dëshirave. Nigeriani është një njohje e vjetër e Guintolit, një lojtar që e njeh shumë mirë Serie A pasi dy sezone me parë fitoi titullin me Napolin.
Osimhen ka një klauzolë largimi prej 75-80 milionë euro, por vetëm nëse shitet jashtë Italisë. Ideja e drejtuesve të Juves është të shesin Vlahovic në verë dhe me paratë e fituara nga kartoni i tij t’i investojnë menjëherë për të afruar Osimhen në Torino.
()