VIDEO/ Kumbulla me shokë surprizojnë Realin, disfatë e madrilenëve ndaj Espanyol
Real Madrid pëson disfatë 0-1 ndaj Espanyol në La Liga. Se do të ishte një ndeshje e vështirë për Los Blancos u kuptua që në pjesën e parë, me 45 minutat e para që përfunduan pa gola.
Vendasit realizuan në minutën e 85-të me Romero, falë një zbritje shumë të shpejtë, e cila gjeti të papërgatitur kampionët e Europës.
Te Espanyol, titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive. Reali kryeson kampionatin megjithatë, me 49 pikë.
Në takimin tjetër të pasdites, Atletico Madrid kaloi 2-0 pengesën e Mallorcas.
()