Sun, Feb 2, 2025

Nuk do e besoni! Ja nga cili grup do të surprizohet Loredana dhe Jozi sonte

  • PublishedFebruary 2, 2025

Nuk do e besoni! Ja nga cili grup do të surprizohet Loredana dhe Jozi sonte

Sonte do të zhvillohet një dasmë speciale në “Big Brother VIP Albania 4”. Çifti i zgjedhur nga konkurrentët për të kurorëzuar dashurinë e tyre ishte Jozi Marku dhe Loredana, ndonëse pati edhe konkurrentë të tjerë në garë. Ata më pas zgjodhën dëshmitarët dhe befasuan me largimin e dy banorëve nga ceremonia, Laertin dhe Rozanën.

Si surprizë për dasmën, do të performojë grupi i njohur i muzikës shqiptare, “Fisnikët”. Sipas faqes zyrtare të Big Brother, grupi ikonik do të jetë pjesë e këtij momenti të veçantë për banorët dhe për kënaqësinë e publikut.

Ndërkohë, Jozi, i cili ka interpretuar një këngë të grupit “Fisnikët” më parë në spektaklet e programit, pritet të jetë i lumtur nga kjo performancë surprizë. Të gjithë janë kuriozë të shohin si do të paraqitet Jozi si dhëndër dhe Loredana si nuse me fustanin e bardhë.